Friday, March 29

Atentati me eksploziv ndaj “të fortit” të Durrësit, policia jep DETAJET: Në makinë ishte…

Policia ka dalë me informacion zyrtar për atentatin në Shijak gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit, Aldi Mustafa ka qenë i vetëm në mjet në momentin e shpërthimit dhe nuk ka persona të lënduar.

Aldi Mustafa është emër i njohur për policinë. Ai ka një të shkuar kriminale. Mustafa në të kaluarën është arrestur së bashku me 2 të tjerë që dyshohet se do të kryenin vrasje.

Ai ka qenë pjesë e bandave kriminale të Durrësit prej shumë vitesh. Ka miqësi me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut.

Njoftimi i Policisë

Policia e Durrësit jep informacion zyrtar për shpërthimin e një automjeti në Durrës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.