Monday, February 26

“Po e bën pak lojën e Armaldos”, Kristi-Demishel: Po e mban mirë me të dyja anët (VIDEO)

Plani i Deamishel për të krijuar harmoni në shtëpi dhe që të afrojë më shumë banorët me njëri-tjetrin, u cilësua nga Luizi si lojë e kopjuar.

Ai tha se Dea po kopjon lojën e Armaldos, pasi ai të njëjtën gjë bëri kur ishte në shtëpi. Edhe Kristi mbështeti mendimin e Luizit dhe i tha Deas se do përfundojë si Maestro, nëse e mban mirë me të dy, edhe me Luizin edhe me Oltën.

Kjo e fundit i tha Kristit se nuk ka pse komentohet kështu loja e saj, pasi fakti që shkon mirë me të gjithë, nuk do të thotë që po e bën për “shtirje”.

Kristi i tha Deas se ai thjesht po bën shaka me të dhe nuk ka pse e merr seriozisht një gjë të tillë.