Thursday, April 18

Djali dëgjoi britmat e nënës në telefon, DETAJE nga krimi i shqiptarit në Itali, fqinjët…

Detaje të rëndë tronditëse dalin në dritë nga krimi në familjen shqiptare në Itali pasditen e së enjtes (30 mars). Viktima Zenepe Uruçi, i ka kërkuar ndihmë djalit të saj përpara se bashkëshorti, Xhafer Uruçi ta godiste për vdekje me thikë.

Krimi rëndë ndodhi në shtëpinë e çiftit në Borgo Rivo, në provincën e Ternit dhe dëshmitar indirekt i masakrës ishte i biri i tyre, i cili dëgjoi në telefon britmat e dëshpëruara të nënës së tij.

56-vjeçarja mësohet se i dërgoi një mesazh zanor djalit në Whatsapp ku i thoshte: “Babai yt po më vret!”.

I alarmuar djali ka telefonuar të atin dhe ka marrë vetëm një përgjigje, ulërimat e nënës së tij.

Pasi u bë dëshmitar i krimit, djali i çiftit ka telefonuar të motrën dhe më pas karabinierët, të cilët kur kanë shkuar në vendngjarje e kanë 56-vjeçaren të vdekur, ndërsa i shoqi ishte në shtëpi.

62-vjeçari u vendos në prangat e policisë.

Djali dëgjoi britmat e nënës në telefon, DETAJE nga krimi i

Sipas mediave italiane, britmat e gruas janë dëgjuar edhe nga fqinjët, të cilët kanë menduar se ishte një sherr i radhës i çiftit.

Xhafer Uruçi raportohet se ishte shumë i dhunshëm dhe e kishte rrahur disa herë në të kaluarën bashkëshorten e tij, e cila kishte përfunduar në spital.

Sipas fqinjëve dhe miqve të tyre, kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Frikën që Zenepe kishte ndaj të shoqit, ia kishte shprehur jo vetëm djalit por edhe miqve. 52-vjeçarja punonte në një dyqan të njohur peshku në qytet.

Djali dëgjoi britmat e nënës në telefon, DETAJE nga krimi i