Monday, April 29

“Isha kokërr kafeje e tani jam pluhur e bluar”/ Egla flet për herë të parë pas skualifikimit

Pas skualifikimit nga “Big Brother VIP3”, Egla Ceno ka qëndruar e mbyllur në dhomën e bardhë, e cila i është shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, aktorja e njohur foli duke thënë se këto ditë kanë qenë shumë të zhurmshme në kokë për të dhe shumë të heshtura në fjalë, e gjithashtu se si i ka kaluar ato orë brenda asaj dhome.

“Jam këtu Te dhoma e bardhë duke prit vazhdimin e zarfit të zi. Është si ëndërr, sikur je në një ëndërr ku nuk ekziston asgjë. Isha kokërr kafeje dhe tani jam pluhur e bluar. Malli më ka marrë për çupkën, Heidin. Artistin e madh që është Juli dhe njeriun e vogël që është Juli. Jetmiri? Zgjuarsia e Rikes. Sigurisht për Ilnisën dhe Meritonin, Ilnisën më shumë. Më vjen keq që nuk i rezistova dot provokimit, kërkoj ndjesë për këtë”, ka deklaruar Egla gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme.

Pjesë nga biseda:

Ledion Liço: Si i ke kaluar ato 48 orë aty?

Egla: Shumë të zhurmshme në kokë, të heshtura në fjalë. Të bardha shumë, siç e sheh. Shumë gjumë. Kanë qenë mes zhurmës dhe heshtjes. Përdora këto gjërat që më keni lënë për të ngrënë për të krijuar një njeri, një palë sy t’i shikoja. Kam pyetur herë pas here për Meritonin, si u bë. E përsëris që është një gjest që nuk duhet bërë. Asnjë nuk duhet ta bëjë. Bie pre e provokimeve në fund të ditës. Nuk e di se sa fortë duhet. Por më fortë…

Ledion Liço: Mes të çarave të mureve, ke dëgjuar gjë?

Egla: Kam dëgjuar sot Romeon dhe Julin që i thonin e ke pasur idhull Eglën. Më erdhi keq për Romeon, jo për Eglën ashtu. Më erdhi keq për Heidin, sepse dëgjova që po linte shtëpinë. Dëgjova që kishte takime në derën e kuqe. Unë duhet të dijë se çfarë do të ndodhë me mua.

Ledion Liço: Do të duhet të presësh dhe pak.

Egla nuk e dinte se pas pak çastesh do t’i bashkohej Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi.