Saturday, April 27

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve që të organizojnë një dasmë tjetër.

Kësaj radhe do të ‘martohen’ Heidi Baci dhe Romeo Veshaj. E në shtëpi ka nisur ahengu që mbrëmë, ku të gjithë kanë kërcyer e kënduar së bashku.

Ndërkohë Vëllai i Madh ka paralajmëruar publikun se do të ketë plot emocione dhe shumë surpriza.

E nga postimet në rrjetet sociale, duket se Donald Veshaj po përgatit diçka të bukur për vëllain e tij binjak. Ai ka postuar disa foto në “Instastory” ku shfaqet së bashku me Elgit Dodën, në studion muzikore.

“Sot do ta bëjmë natën ditë”, shkruan vëllai i Romeos në postimin e tij të parë.

“S’ka gjumë sot”, shkruan Donaldi në postimin tjetër në “Instastory” ku shfaqet në një studio me Elgitin, e të gjithëve na shkon mendja të kënga që ata kanë përgatitur si surprizë për çiftin.