Sunday, April 28

I përmendi vajzën, Ilnisa i kthehet Eglës: Shpresoj që …..

Përplasjet mes Egla Cenos dhe Ilnisa Agollit duket se nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Mbrëmë teksa aktorja ishte duke u relaksuar në vaskë, fillimisht pranë saj ka shkruar Meriton Mjekiqi dhe më pas edhe Ilnisa.

E në një moment Egla i përmend Ilnisës vajzën e saj duke e pyetur: “A të dukem si Anaisi?”. Pikërisht kjo e ka nervozuar shumë Agollin, e cila i është afruar më shumë asaj.

Ishte Meritoni ai i cili është përpjekur që të qetësojë partneren e tij dhe i tha që nuk i takonte që të futej në debat.

Pjesë nga debati:

Egla: Të dukem si Anaisi

Ilnisa: Jo nuk më dukesh si Anaisi. Për çfarë ma zë vajzën në gojë. Shpresoj që nëna dhe vëllezërit e tu të jenë krenar për motrën që kanë

Meritoni: Mos bjer në nivelin e saj ec këndej, nuk të takonte të futeshe

Ilsina: Ajo është ordinere