Saturday, April 27

Banori më i ri i “Big Brother VIP” ka për t’iu habitur shumë!

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë bërë të ditur për një ‘Giveaway’ që do të realizohet së shpejti.

 

Ndërsa pak minuta më parë është bërë e ditur se ky ‘Big Giveaway’ do të realizohet të shtunën.

Gjithashtu u zbulua edhe dhurata e parë e të shtunës— një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju.

Po po, një prej jush do të mund të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” si banor.

 

Duket se BBV po ndjek rrugët e sezonit të fundit të “Grande Fratello”,

ku një pjesë e konkurrentëve ishin personazhe VIP, ndërsa pjesa tjetër personazhe të panjohur për publikun.