Wednesday, April 24

“Ata na hodhën helm e gënjeshtra, ata e dinin sa të deshta”/ Kujt i drejtohet me këtë mesazh Kiara? (VIDEO)

Kiara Tito tashmë mbështet nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Luizin. Me postime të shpeshta, ajo ka treguar se është krenare për rrugëtimin e partnerit të saj.

Ajo ka rishpërndarë një postim të ish-banorit të BBV1 që është shok i Luizit, ku në sfond është kënga e Anxhela Peristerit më frazën “Ata na hodhën helm e gënjeshtra, ata e dinin mirë sa të deshta…”.

Meridiani ndërkohë në sfond të videos së Luizit dhe Kiarës shkruan se durimi dhe koha arritën të vërtetojnë dashurinë e tyre.