Friday, July 19

Brenda në BBV ai tha se e kishte takuar vetëm njëherë, por Valbona Mema zbulon të pathëna për Armaldon!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonidën dhe Elonën sot ka qenë, Valbona Mema. Një artiste mjaft e njohur nga të gjithë por edhe një ish-banore e shtëpisë së “Big Brother VIP” që të gjithë do ta vlerësojmë për atmosferën dhe energjinë që solli. Ajo zbuloi në TAR se si e priti ftesën për të qenë pjesë e “BBV” dhe jo vetëm..

Gjatë kohës së qëndrimit të saj brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Valbona shpesh herë pati edhe disa debate me një nga ish-banorët, Armaldo Kllogjerin. Ata këndonin, debatonin, diskutonin mbi të gjitha vendosnin edhe një lloj rregulli në të gjithë shtëpinë kur vinte puna për pastërti dhe për gjithçka tjetër. Publiku krijoi një lloj simpatie për raportin që ata krijuan aty. Edhe pse Armaldo ishte shprehur se Valbonën nuk e kishte takuar shpesh, artistja tregoi në Top Albania Radio se:

Ne bënim gjithmonë biseda, kur do krijonim grupin tonë, do dalim nëpër dasma, ja posterat tani. 

Po a do fuksionojë ky grupi tani pas daljes nga shtëpia?

Po, patjetër pse jo. Ne jashtë jemi edhe miq. Aty brenda çdo gjë është lojë. Çfarë ka ndodhur është aty dhe nuk mendoj se është jashtë. Unë Armaldon kam mbi 20 vjet që e njoh. Armaldo ka qenë në dy albumet më të forta të karrierës sime, është backing vocalist-i i dy albumeve të mija, dhe në dhomën e rrëfimit thoshte që e kam takuar vetëm njëherë, kjo ishte loja. Armaldo është këngëtar shumë i mirë e ka zë shumë të mirë dhe ka melos shumë të mirë popullor, gjë që i doli në pah kur bëmë atë të muzikës popullore brenda shtëpisë. 

Ndër të tjera shtoi:

Po më ka ngushëlluar për motrën, do takohemi. Jemi takuar edhe në ‘Prime’. Është një baba shumë i mirë.