Thursday, May 16

Cubi Metkaj ironizon foton e Luizit/ “Ky është mbreti” (VIDEO)

Cubi Metkaj ka qenë e ftuar këtë të dielë në rubrikën “Mos i bjer me Top” të programit “E Diell”.

Aktores i janë vënë përballë fotografi të disa personazheve të showbizit shqiptar, për të cilët ajo duhet të bënte një koment.

Teksa është shfaqur fotoja e Luizit, Cubi ka nisur të reagojë pak çuditshëm dhe të ironizojë personin në fjalë.

‘Po ky është mbreti o shok.’- u shpreh ajo, e teksa Ronaldo i dha fotografinë në dorë ajo shtoi ‘Do ta ul tek divani’, duke e lënë fotografinë e Luizit aty.

‘Vetëm me këtë nuk… Unë e hëngra njëherë. Ç’më duhet mua ky sport? Shiko se tani po presin të bëhen edhe prindër, janë në atë entuziazmin.’