Jetmiri është banori që i është shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e së shtunës. Pavarësisht se kanë kaluar vetëm pak ditë na hyrja e tij, Jetmiri është shndërruar në një personazh mjaft të komentuar në media por edhe në shtëpi.

Së fundmi, një ndër veprimet që ai ka bërë në ambjentet e shtëpisë, ka habitur banorët.

Jetmiri ka vendosur që të marrë disa batanije dhe me ndihmën e disa karrigeve, ka krijuar një strehë dhe ka qënduruar i vetëm.

“Kam nevojë për qetësi”, i ka thënë Jetmiri, Ledjonës, kur kjo e fundit i është afruar.

Kjo situatë është komentuar edhe nga Ilnisa dhe Juli, të cilët mendojnë se të gjithë këtë Jetmiri po e bën për të marrë vëmendje.

Ilnisa: Por për cfarë i ka bërë ato, se nuk po bie as rebesh?

Juli: Vend meditimi

Ilnisa: Do të tërheqë vëmendje?

Juli: Po normal

Ilnisa: Do që t’i shkojë Erjola mbase. Edhe ti nuk jua dhe atë darkën, jepja.

Juli: Do të bjerë në sy.

Ilnisa: Interesante se ne nuk na kishte vajtur mendja.