Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Armaldo Kllogjeri ose ndryshe i njohur si Maestro, ka ironizuar banorët e BBV3 nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

Ai postuar një video ku komenton lojën e banorëve të këtij edicioni. Në një moment ai nuk lë pa e krahasuar lojën e tyre me të vetën, duke i akuzuar si kopjacë. Maestro kujton për publikun momentin kur doli nga shtëpia pa përshëndetur asnjë banor, veprim i cili është përsëritur edhe këtë vit, nga Sara mbrëmjen e djeshme. Ja çfarë thotë ai në video:

“Jam në Toronto, dola të pi një birrë se na lodhi kokën ai Big Brother, nuk shtyhet hiç. Çfarë të bëjmë, më thoni ju mua? Kanë filluar të kopjojnë si duhet të dalësh nga shtëpia pa i dhënë dorën njërit e pa i dhënë dorën tjetrit. Kush kopjon ngel në klasë thonë”.