Gjatë ditës së djeshme, Meritoni ka marrë Bardhin dhe Sarën në një cep të shtëpisë së “Big Brother VIP 3” dhe i ka këshilluar në lidhje me marrëdhënien që kanë mes tyre.

Moderatori i njohur u ka kërkuar atyre që të hedhin pas çdo gjë që ka ndodhur dhe të pajtohen. Ai u thotë që t’i japin njëri-tjetrit dashuri, të përqafohen dhe të puthen.

Por jo vetëm kaq, pasi Meritoni ka përmendur edhe gabimet që ai ka bërë në rini. Mjekiqi ka thënë se nuk mund të shohë dot djalin për kohë të gjata dhe për këtë është penduar shumë. E për këtë arsye u ka kërkuar Sarës dhe Bardhit që të sqarojnë muhabetin mes tyre dhe të mos bëjnë më gabime.

“Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se me keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë”, thotë Meritoni gjatë bisedës me Bardhin dhe Sarën.