“Po luan zgjuar, po tregon ku duhen dhëmbë…”
Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj, ishte një ditë më parë i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku komentoi lojën e kolegut të tij, Julian Deda, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.
Visjani tregoi se me Julin njihen prej 12 vitesh. Sipas tij, aktori i mirënjohur ka një strategji loje dhe di kur të veprojë, por shtoi se Deda ka akoma më shumë për të dhënë brenda asaj shtëpie.
“Juli më ka befasuar për mirë, po luan në mënyrë shumë elegante. Po luan zgjuar, po tregon ku duhen dhëmbët, ku duhet strategji, a ku duhen brekët se janë pjesë e jetës. Ndoshta akoma nuk ka treguar forcën e tij si lojtar sepse është shumë i zgjuar dhe ka shumë formim.
Gabimet janë relative, e gjykoj në tërësi dhe më duket shumë mirë. Mendoj se është protagonist. Juli nuk ka frikë të pyesë njerëzit përballë”, tha aktori Ukcenaj.