Thursday, May 16

“Më vjen keq që do largohet në këtë mënyrë”/ Albi Nako zbulon banorin që do të eliminohet nga BB VIP

“Edhe mua më vjen keq që një grua e zonja si ajo dhe…”

Albi Nako mëngjesin e sotëm teksa po bisedonte me Françeska Muratin dhe Graciano Taganin, tregoi se Egla Ceno do të largohet këtë javë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Balerini tha se aktorja do të eliminohet nga loja për shkak të debateve dhe situatave që ka krijuar në shtëpi, ndërsa u shpreh se i vjen shumë keq që një grua e zonja dhe një aktore e mirë si ajo të dalë nga shtëpia në këtë lloj forme.

Pjesë nga biseda:

Albi Nako: Ajo kështu është e ikur këtë javë.

Françeska: Jo jo, se kemi të sigurt

Albi: Ta them unë

Graciano: Për mua shumë gabim që…

Françeska: Shiko që mua më vjen keq që ndodhi kjo gjë por ishte edhe situata e nominimeve

Albi: Edhe mua më vjen keq që një grua e zonja si ajo dhe një aktore e mirë të dilte nga kjo shtëpi në këtë lloj forme. Edhe unë e kam menduar që është mirë që ajo të dalë nga kjo shtëpi, që skena mos të agravojë dhe më që të dalë më keq sepse nuk e meriton.

Kujtojmë që këtë javë së bashku me Eglën në nominim janë Endrik Beba dhe Françeska.