Saturday, May 4

DETAJE nga vrasja në Durrës/ I plagosuri vrapoi për t’i shpëtuar agresorit, por…

Koçilja, sipas policisë, është person problematik në komunitet.

Ilir Koçilja dhe Halik Koka, që u konfliktuan këtë mesditë në Durrës, ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Sherri mes tyre nisi në lagjen numër 4 të qytetit, ku Koçilja sulmoi me thikë komshiun. I plagosur 47-vjeçari kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit të tij, por u rrëzua në rrugë, pranë konteinerëve të mbetjeve urbane, raporton gazetarja Vali Qyrfyçi.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i sherrit u bë vendparkim poshtë pallatit, por edhe një borxh. Megjithatë, pritet hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Koçilja, sipas policisë, është person problematik në komunitet. Ai shponte dhe gomat e automjeteve të parkuara në rrugë. Njëkohësisht, dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.