Thursday, May 16

Ngjarja në Kurbin, zbulohen detaje të reja! Autorët iu prezantuan si policë, ja çfarë deklaroi objektivi i atentatit

Gjeloshi ka deklaruar se autorët janë prezantuar si polic në momentin që janë futur brenda objektit

Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm ne Kurbin.

Sipas burimeve bëhet me dije se Gjeloshi ka deklaruar se autorët janë prezantuar si polic në momentin që janë futur brenda objektit po ashtu dhe rojes, i cili ka qenë prezent dhe kanë qëlluar drejt Ardjan Gjeloshit dhe Selman Mihana, i cili mbeti dhe viktimë e këtij atentati.

Dyshohet se kanë qën dy makina që janë përdorur në këtë atentat dhe dyshohet se njëra makinë ‘Range Rover’ është vjedhur disa kohë me parë në një karburant në autostradën Lezhë-Laç.