Tuesday, May 14

Tag: Lajme

E RËNDË/ Sherr për ujin e pijshëm, rrihet brutalisht gruaja në Librazhd (EMRI)
Kronike

E RËNDË/ Sherr për ujin e pijshëm, rrihet brutalisht gruaja në Librazhd (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd, ku një grua është dhunuar në fshatin Xhyrë.     mësohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti për ujin e pijshëm, që Violeta Muçaku pati me Agim Facjan, ndërsa ky i fundit e ka dhunuar brutalisht. Gruaja është dërguar në urgjencë, në spitalin e Librazhdit për mjekim pasi ka marrë plagë të rënda.     Personi që e ka goditur, Agim Facja ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit.
Rama në Britani për të takuar Rishi Sunak/ Rinia shqiptare rrezikon gjithçka për një jetë më të mirë në Angli
Aktualitet

Rama në Britani për të takuar Rishi Sunak/ Rinia shqiptare rrezikon gjithçka për një jetë më të mirë në Angli

Djali i Monika Mulajt ishte në vitin e dytë të universitetit për inxhinieri mekanike, kur vendosi të merrte një vendim të guximshëm. Ai u tha prindërve se do të largohej nga Shqipëria për një të ardhme të re në Britani.       “U përpoqëm t’ia plotësojmë të gjitha kërkesat, për libra dhe veshje, ushqim dhe pak argëtim. Por ai ishte ende i pakënaqur,” tha zonja Mulaj, mësuese në shkollën e mesme të qytetit Bajram Curri, një nga rajonet më të varfra të vendit.     Pesë vjet më vonë, djali i saj tashmë 25-vjeçar ka dy punë në Britani dhe nuk i shkon në mendje kthimi në atdheun e tij. “Shqipëria është po bën hapa prapa”, i thotë ai nënës së tij. Mijëra të rinj shqiptarë kanë kaluar Kanalin e La Manshit në gomone dhe anije të vogla në kërkim të punës...
E RËNDË/ Shpërthen virusi vdekjeprurës, raportohet për 5 të vdekur deri tani
Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen virusi vdekjeprurës, raportohet për 5 të vdekur deri tani

Tanzania ka njoftuar se një virus vdekjeprurës i quajtur Marburg ka shpërthyer në vend. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani janë shënuar 5 viktima dhe 3 raste të tjera u raportuan në një spital në rajonin veriperëndimor Kagera të vendit.     Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rreth 161 persona janë identifikuar në rrezik infeksioni. Qeveria ka vendosur një ekip emergjent në zonë dhe vendet fqinje kanë rritur mbikëqyrjen. Asnjë rast nuk është raportuar ende jashtë Kagera.     "Përpjekjet e autoriteteve shëndetësore të Tanzanisë për të përcaktuar shkakun e sëmundjes janë një tregues i qartë i vendosmërisë për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive shpërthimit. Ne po punojmë me qeverinë për të rritur me shpejtësi masat e kontrollit për të...