Tuesday, April 30

Kush e zhgënjeu Efin? Banorja nuk i mban dot lotët

Në momentin ku do të bënte nominimet, Efi Dhedhes nuk ka mbajtur dot më gjatë lotët.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ajo ka pasur disa debate të forta me banorët, por është zhgënjyer nga Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, të cilët i kishte konsideruar miq.

Efi u shpreh se nuk ka çfarë të flasë dhe se ka mbetur e zhgënjyer pasi nuk e priste atë sjellje nga Kiara.

Debati i Kiarës dhe Efit:

Kiara: Ke qenë me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin.

Efi: Vërtetë e ke?

Kiara:Po.

Efi: Seriozisht? Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë , i bie që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua.

Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën ti për vëmendje. Ti ke folur për mua jashtë, ndërkohë që unë thoja dua të pi kafe me Efin.

Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.

Kiara : Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan, më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur një foto me mua.

Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin do e jap.