Sunday, May 5

U gjet i vdekur në pyll/ Merret në pyetje gruaja e 39-vjeçarit shqiptar, çfarë zbuloi viktima para se të vritej

Detaje të reja janë zbarhdur në lidhje me shqiptarin Bledar Dedja, i cili u gjet i masakruar në një zonë të pyllëzuar në Itali, ditën e djeshme.

Pas gjetjes së trupit policia konstatoi plagë të shumta thike të cilat ishin kryesisht në kokë dhe gjoksin e viktimës. Ndërkohë autoritet italiane kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa deri më tani nuk të arrestuar. Nga ana tjetër, mësohet se personat e fundit që e panë të gjallë ishin kolegët e restorantit “Antica Abbazia” në Borso del Grappa, ku për rreth tre vjet viktima punonte si kopshtar.

Të shtunën, 39-vjeçari u paraqit rregullisht në punë dhe më pas u largua në orën 16:00. Në orën 16:30 ka folur në telefon me kunatën ku deri në ato momente gjithçka dukej e qetë. Ai i kishte thënë gruas së tij se duhej të takonte disa miq në orët e vona të pasdites, por pas atij momenti nuk u bë më i gjallë. Telefoni i Dedjas ishte i ndezur edhe për disa orë deri pas orës dy të mëngjesit, kur ishte fikur pasi e kishte telefonuar një shok.

Familjarët pohojnë se 39-vjeçari ka zbuluar diçka gjatë takimit të fundit dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja pse ai është vrarë. Pasditen e së dielës bashkëshortja e Bledarit, Fatbardha Dedja është intervistuar për orë të tëra nga hetuesit ku i kërkuan asaj të rindërtonte kontaktet e familjes dhe të kuptonte nëse 39-vjeçari kishte marrë kërcënime kohët e fundit.