Sunday, April 28

Blendi Fevziu: Berisha kërkon të rikthejë skenarin e 97′. Arrestimi i tij, i ekzagjeruar

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ndër të tjera ka folur edhe për opozitën.

Fevziu tha se Berisha i mbledh mbështetësit poshtë dritares, me shpresën se mund të ketë një skenar si në 97′, kur mbeti me pak mbështetës, por arriti të rikthehet në pushtet.

Ai tha se Berisha nuk ka ndonjë alternativë tjetër, ndërkohë që arrestimin e tij e konsideroi të ekzagjëruar.

“Berisha po kërkon të rikthejë skenarin e 97’, kur kishte një grup të vogël njerëzish dhe erdhi sërish në pushtet.

Zgjidhja do të ishte të hapte garë të plotë brenda PD për një drejtues të ri brenda PD-së.

Kam thënë që Berisha të mbetej kryetar nderi, sepse ajo parti në bazën e saj mbështet Berishën, por ka mbetur në nivelin e zhvillimeve të viteve 90’. Nuk ka as njerëz rreth e rrotull, e bën partinë të vështirë për të fituar zgjedhjet.

Ajo parti kishte nevojë për lider të ri, jo më shumë se 40 vjeç, që të ishte urë mes brezit të ri dhe të vjetër.

Kjo ideja e anti-komunizmit nuk të jep ndonjë gjë sot. A ardhmja ka emergjenca të tjera”, tha Fevziu.