Ta merrte mendja se çfarë bëhej për Luizin jashtë? Kiara përgjigjet në FanClub

Ta merrte mendja se çfarë bëhej për Luizin jashtë? Kiara përgjigjet në FanClub

Një ditë pas një nominimit “kokë më kokë” me Oltën, e cila edhe solli largimin nga shtëpia e BBV2, Kiara ka folur në ldihje me përjetimet dhe emocionet e përballjes me realitetin.

E pyetur se nëse e kishte imagjinuar jehonën dhe numrin e madh të fansave që ka fituar Luizi jashtë shtëpisë së Big Brother, ajo tha se nuk e priste në këto përmasa.

“E dija që kishte krijuar popullaritet për shkak të dronave që kishin ardhur, por jo në këto përmasa. Nuk e dija që kishte pasur edhe një protestë për të. Ai e meriton plotësisht adhurimin dhe pëlqimin nga publiku”, tha Kiara.

Shiko SHQIP IPTV
Big Brother VIP