Sunday, May 5

Si ndodhi vrasja në Tiranë? Shkoi në shtëpinë e vëllait për të pirë kafe, më pas e vrau për pronat në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme Tiranën ku vëllai ka vrarë vëllain e tij.
Siç është mësuar viktimat janë Lulzim dhe Vehap Cami me origjinë nga Bulqiza.
Mësohet se motivi i vrasjes të jenë bërë disa prona në Bulqizë.


Fillimisht Vehapi ka shkuar në shtëpinë e Lulzimit për të pirë kafe, aty ku dhe ka lindur konflikit dhe më pas ka ndodhur vrasja.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon ende hetimet.