Sunday, May 5

EMRAT/ Vëllai vret vëllain në Tiranë, kush janë dy viktimat

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në zonën e Freskut, Tiranë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në familjen Cami, teksa viktimat janë Lulzim Cami 68 vjeç dhe Vehap Cami 63 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, nw rrugën “Xhon Belushi”.

Siç është mësuar më herët autori ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij dhe më pas veten. Konkretisht Vehap Cami ka qëlluar Lulzim Camin, teksa ende nuk dihet motivi për këtë ngjarje të rëndë.

‘Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia e Tiranës.