Sunday, May 5

E FUNDIT/ Vrasje me armë zjarri në Tiranë, regjistrohen 2 viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Freskut, Tiranë.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, teksa si pasojë e këtyre kanë mbetur të vdekur 2 persona.

Deri më tani mësohet se vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllain e më pas veten e tij, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja për këtë ngjarje të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e motivit të ngjarjes.