Friday, May 3

Për Krishtlindje, djali i Arbanës e quan baba Eduartin

Regjisori Eduart Grishaj ka ndarë këtë mbrëmje Krishtlindjesh surprizën më të bukur që ka marrë.

Ajo është një kartolinë nga djali i madh i Arbanës, Joni.

Ajo që bie menjëherë në sy është se Joni e quan Eduartin baba dhe ai nuk ka asnjë dallim në shtëpi nga dy fëmijët e tjerë të familjes.

“Për babin (aka Eduart).

Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë.

Nga Joni”, shkruhet në kartolinë që Eduarti ka vendosur ta ndajë me të gjithë.

Kujtojmë se Joni ishte 4 vjeç kur Eduarti ju bashkua familjes së tyre.

Arbana ka sjellë në jetë dy fëmijë nga lidhja me Eduartin, Diellin dhe Zoin.