Sunday, May 5

Tronditëse! Zbulohet pas 5 muaj vrasësi i Yesim/ E reja nuk ra aksidentalisht nga shkëmbi! Partneri e rrëzoi pasi i tha ‘JO’ propozimit për martesë

TURQI- Një burrë në Turqi është arrestuar disa muaj pasi e dashura e tij humbi jetën pasi ra nga maja e një shkëmbi gjatë një propozimi për martesë.

Nizamettin Gursu u arrestua pesë muaj pasi e dashura e tij 39-vjeçare, Yesim Demir, u rrëzua nga një shkëmb në Çanakala, një qytet në Turqinë veriperëndimore, në korrik. Policia zbuloi se kishte shenja të një debati serioz në vendin e perëndimit të diellit, ku dyshja shkuan për një piknik atë ditë.

Demir i mbijetoi rënies së tmerrshme 104 këmbë, por më vonë vdiq nga plagët e marra. Gursu tha për mediat lokale në atë kohë: “Ne zgjodhëm shkëmbinjtë për të pasur një kujtim romantik pas propozimit. Ne pimë pak alkool. Gjithçka ndodhi menjëherë. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua”.

Ai tani është arrestuar pasi familja e saj ka bërë një kallëzim penal, raportojnë mediat turke, duke pretenduar se dyshja u grindën pasi ajo refuzoi propozimin e tij dhe se unaza e saj e fejesës iu gjet në xhep, në vend të gishtit të saj.

Gursu i tha policisë se ata kishin pirë me kënaqësi kur ai shkoi te makina për të marrë më shumë furnizime. Ai tha se dëgjoi një ulërimë dhe më pas zbuloi, se ajo ishte zhdukur. Familja e gruas tani pretendon se ajo kishte planifikuar të ndahej me të dhe nuk do ta kishte pranuar propozimin.