Sunday, May 5

Pse munguat në protestat e Berishës? Si përgjigjet Meta

Pavarësisht se ka marrë pjesë në protestat e thirrura nga Sali Berisha, kreu i PL, Ilir Meta, thotë se mbështet ҫdo protestë dhe nismë që ngjall opozitarizmin në vend.

“Kanë qenë do të jenë edhe sipas rastit edhe unë do të jem përkrahim cdo protestë jo në mbrojtje të Berishës, por në mbrojtje të parlamentarizmit demokracisë, pluralizmit.

Kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rivendosjen e normalitetit në vend. Dhe cdo nismë që synon gjallërimin e opozitës në vend. Kushtojini vëmendje buxhetit, miratohet një herë në vit, por efeket janë për një vit të gjithë”, tha Meta ndërsa theksoi se ‘distanimi’ nga Berisha nuk vjen për shkak të SPAK.

“Nuk ka asnjë arsye të tillë, jemi sëbashku në cdo cështje që është në interes të opozitarizmit dhe demokracisë”, u shpreh  Meta.