Sunday, May 5

Berisha drejt arrestimit, reagon ish-presidenti Meta

Në një deklaratë për mediat, ish-presidenti Ilir Meta, shprehet se dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës, është pjesë e programit të Partisë Socialiste, për eliminimin e opozitës.

Më tej, Meta tha se Partia Socialiste po vepron me dy standarde, ndërsa quajti antikushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit që parashikon përjashtim deri në 2 muaj për deputetët që ndezin tymuese në kuvend.

 

Fjala e Metës:

“Kjo është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe inskenimin e një opozite fasadë që i bën shërbime këtij regjimi. Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e kuvendit. Akt antikushtetues që synon asgjësimin e opozitarizmit, shkel një sërë të drejtash që i garanton deputetit kushtetuta dhe praktikisht e pezullon deputetin nga detyra. Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore synojnë minimin e trans, llogaridhënien dhe parlamentarizmin”, tha Meta.