Monday, May 6

Përfundon aventura e të arratisurit shqiptar, policia italiane e gjen të fshehur mes arkave me birrë, do udhëtonte në Atdhe

Një shqiptar, i cili kishte ikur drejtësisë italiane, ishte fshehur mes paletave me birrë dhe detergjente dhe ishte gati të nisej për në Shqipëri.

Por efektivët në detyrë në portin e Barit, e zbuluan dhe e çuan në burg, para se të largohej përfundimisht nga toka italiane.

 

Kështu ka përfunduar Aventura e të arratisurit me kombësi shqiptare, i cili ishte dënuar me burg pasi konsiderohej anëtar i një organizate të përfshirë në vjedhje në zonën e Cilentos.

Kur ushtarakët e identifikuan, i arratisuri nuk bëri rezistencë. Pasi u arrestua ai u dërgua në burgun e Barit në dispozicion të organeve të drejtësisë.