Wednesday, April 17

Arben Ahmetaj nën hetim! Ja 3 AKUZAT e ngritura nga SPAK për ish-ministrin

Ish-ministri Arben Ahmetaj është vënë nën hetim nga Prokuroria e posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se SPAK ka ngritur 3 akuza kundërt Ahmetajt, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.  SPAK ka bashkuar dy procedime sw bashku për ish-ministrin, ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash, pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.

Në lidhje me pasuritë e Ahmetajt,  SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe ish-bashkëshorten e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish-bllok, ndërsa vila në Palasë nuk është e saja.