Saturday, July 13

Çfarë ndodhi? Olta akuzon Luizin: I gjuajte Kiarës

Luizi po akuzohet sërish për dhunë ndaj Kiarës. Këtë herë nga Olta. Bëhet fjalë për një fragment gjatë spektaklit ku Luizi po fliste me Qetsorin dhe Kiara e shtyu me taka, si shenjë që ai të ndalonte së foluri. Në atë moment Luizi u kthye nga ajo dhe vendosi dorën te këmba e Kiarës, si për t’i thënë që të ndalonte.

Çfarë ndodhi? Olta akuzon Luizin: I gjuajte Kiarës

Kjo situatë është parë ndryshe nga Olta, e cila pas “Prime-it” e ka akuzuar Luizin për dhunë. Ndonëse Kiara i ka dalë në mbrojtje të dashurit të saj dhe ia ka shpjeguar situatën, Olta ka vazhduar me të veten.

Çfarë ndodhi? Olta akuzon Luizin: I gjuajte Kiarës

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ku i gjuajta?

Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën.

Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat.

Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?

Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie.

Kiara: Ky është i dashuri im.

Olta: Nuk më intereson fare. Të duket gjest normal?

Luizi: Nuk e kam gjuajtur.

Olta: I ke gjuajtur.

Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?

Olta: E pashë dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte që Kiara nuk reagoi fare kur e pyeti Arbana, që i tha “Ke diçka për të thënë se më duket sikur ke diçka për të thënë?” dhe ajo tha s’kam asgjë për të thënë.

Luizi: Okej si të thuash ti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *