Thursday, March 28

“Kujtimi më i bukur, kur përqafova Kristin”/ Fjalët e para të Sabianit pas daljes nga BB VIP

Këngëtari i njohur, Sabiani, ishte i eliminuari i radhës nga “Big Brother VIP2”. Pasi shkoi në studion e madhe, ai hapi edhe biletën e tij, e cila nuk ishte vajtje-ardhje.

Pas daljes nga shtëpia, Sabiani u shpreh në studio se ai tha një të vërtetë kur foli për marrëdhënien mes Krist Aliajt dhe Keisi Medinit.

Ai shtoi se është ndjerë komod dhe shumë mirë në shoqërinë e banorëve. Sabiani veçoi Luizin dhe Qetsorin, si dy banorë që ka kaluar momente shumë të mira.

Këngëtari i njohur tha se kujtimi më i bukur në rrugëtimin e tij, ishte kur përqafoi Kristin herën e fundit, përpara se të dilte nga shtëpia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *