Monday, May 6

Shënoi “perlën” e mbrëmjes, Bajrami: Është goli më i bukur i karrierës

Perla e Nedim Bajramit i dhuroi Shqipërisë një pikë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë, sfidë e vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.

Në prononcimin për ‘SuperSport’, fantazisti i Sassuolos në Serie A, foli rreth ndeshjes, eurogolit që i dhuroi kuqezinjve një pikë tepër të rëndësishme dhe festës e bisedës me babanë e tij.

“Goli më i bukur i karrierës? Po, besoj se është goli më i bukur i karrierës. Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën. Të vazhdojmë këshu, ndeshja e radhës është afër. Të vazhdojmë sot.