Thursday, April 25

“Mos bëj si strateg”/ Luizi planifikoi nominimin me Armaldon dhe Kristin? Banorët nuk e besojnë

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” hyri një zarf i zi, i cili u lexua gjatë spektaklit të madh. Në të shkruhej se Luiz Ejlli, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj kishin thyer një rregull të rëndësishëm.

Të tre banorët kishin hyrë së bashku në tualet, aty ku nuk ka kamera dhe si pasojë nuk lejohet të futen në grup. Për këtë arsye, Luizi, Maestro dhe Kristi janë në nominim.

Ndërkohë Ejlli tha se e kishte planifikuar ai një gjë të tillë, duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

Pjesë nga biseda:

Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë.

Armaldo: Inatet e vjetra, besoj se i bëri me Kutinë e Pandorës.

Luiz: Siç ma bëre, ta bëra.

Armaldo: Kjo është “thikë pas shpine”. E gjithë situata që kam kaluar me Luizin, është parë se kush ka patur të drejtë apo jo. Besoj se Kristi dhe Luizi e kanë organizuar bashkë këtë gjë. Kristi doli i lumtur nga banja.

Luiz: Kur shkova aty me Oltën , i thash duke qenë se është perdja mbyllur, po iki në tualet. Unë e shfrytëzova mundësinë për tu futur, kur Kristi ishte në banjë. Pastaj erdhi Armaldo. Kur erdhi Armaldo, thash futu brenda dhe mbylla derën. Se çfarë kam me Armaldon e kam thënë dhe nuk e harroj. Kam vendos me bërë drejtësi sipas mënyrës sime. Meqenëse e kam të drejtën ta bëj. Unë Kutinë e Pandorës e provova, por më shkoi dëm dhe thash ta provoj edhe njëherë.

Olta: Çun i mirë Luizi. Me zemër të madhe.

Qetsori: Kristi rrezikon më shumë, sjellja e tij ka qenë e rëndë.

Kristi: Pse ishte e rëndë?

Qetsori: Unë i thash Luizit që këtë javë nuk e ngacmoj fare, sepse kishte bërë një lojë të llogaritur.

Kristi: Vura veten në nominim. Ku është llogaria?

Elvis: Respektoj lojën e gjithkujt. Është publiku ai që vendos.

Olta: Pse nuk ma bëre mua?

Luiz: Ti mendon se nuk kam gjë për ty? E kam me këta të dy njëherë, pastaj do merrem me ty.

Kiara: Unë nuk i kam qejf fare këto gjëra. Nuk më pëlqejnë disa lojëra të Luizit. Nuk e kontrolloj dot në disa gjëra.

Zhaklin: Pse i kërkove Kristit aleancë?

Luiz: Sepse kam nevojë për Keisin.

Zhaklin: Po ti kërkoi aleancë Kristit, pse Keisit?

Luiz: Kristi nuk del, jam i sigurt.

Zhaklin: Kjo gjëja që ti bërë tani, nuk ishte aspak e planifikuar. Ty të vjen keq që dole në nominim me dy njerëzit e tu të dashur. Mos bëj si strateg.

Luiz: Që ti e ke pikë të dobët Kristin, kjo dihet.

Zhaklin: Jo, nuk e kam pikë të dobët. Shihni të dashurat e tuaja brenda, jo mua jashtë.

Keisi: Nuk mendoj se ka qenë e mirëmenduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *