Friday, April 26

Aksidenti ku vdiq 19-vjeçarja shqiptare/ Flet Qerosi: Shoku im donte të më parakalonte por humbi kontrollin

Pak ditë më parë në Itali, humbi jetën shqiptarja Eralda Spahillari, 19-vjeçe dhe italiania Barbara Brotto 17-vjeçe. Vajzat e reja po shkonin në një klub për të kaluar natën me të dashurit, kur u përplasën me një pemë në një rrugë në komunën e Trevisos. Nga aksidenti mbetën të plagosur dy djemtë që ishin në makinë Daniel Castelli, 18 vjeç dhe Mikele Tatani, nëntëmbëdhjetë vjeç i cili drejtonte BMW-në e babait të tij.

Gëzim Qerosi është një 18-vjeçar shqiptar i cili po hetohet për vrasje nga Prokuroria e Trevisos. Kjo pasi natën e aksidentit fatal ka qenë duke drejtuar një mjet tip “Polo’ kur është përfshirë në një garë me të rinjtë që ndodheshin në makinën tip BMW.

Prej ditësh ai rri i mbyllur në shtëpi, i mbrojtur nga familja e tij. I kontaktuar me telefon nga mediat italiane, ai ka thënë:

Unë e pashë emrin tim në gazeta, ishin shkruar kështu dhe jo të vërteta , si fakti që po bënim një garë shpejtësie. Por avokati im tha që nuk mund të komentoj. Dhe tani as nuk do të më pëlqente të flisja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *