Friday, May 3

“Ça të kam unë ty?”/ Kiara ‘heq dorë’ nga Luizi: Ish-të dashur

Gjatë ditës së djeshme Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë debatuar me njëri-tjetrin. Shkak është bërë prova siameze, ku këngëtari ka qëndruar me Olta Gixhari nën një bluzë.

Në kohën kur ata të dy ishin bashkë, Luizi ka pasur dhimbje të forta koke dhe aktorja është kujdesur për të. Nga ana tjetër, Kiara është dukur sikur nuk është shqetësuar shumë për partnerin e saj. Këtë ia ka vënë në dukje edhe Olta, e cila e ka cilësuar si ‘sjellje të shëmtuar’.

Sipas Gixharit, Titos duhet t’i vijë turp për këtë sjellje pasi Ejlli bëhet copash për të. Madje edhe Luizi e ka pranuar se Olta është kujdesur për të.

Ndërkohë mbrëmë gjatë një bisede kur këngëtari i pyet moderatoren se çfarë e ka atë, ajo i kthehet ish-të dashur, e të dy qeshin pastaj.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ça të kam unë ty?

Kiara: Ish-të dashur

Luizi: Hajde dëgjoje Olta, i them ça të kam e më thotë ish-të dashur. Aq gjatë kemi qëndruar në “Big Brother” sa u bëmë ish-të dashur

Olta: Po ish-të dashur se e ke grua tani, dasma u bë, shamia u dogj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *