Saturday, July 27

“Jam i pastër, po më godisni qëllimisht”/ Vangjush Dako ‘i pakënaqur’ nga arrestimi i SPAK

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është ditën e sotme në GJKKO ndërkohë që pritet të marrë masën e sigurisë.

Sipas informacioneve duket se Dako nuk e ka pritur mirë prangosjen e tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Nuk kam frikë nga drejtësia. Jam i pastër, po më godisni qëllimisht,”-mësohet se ka bërë me dije Dako në fjalën e tij në sallë.