Saturday, July 27

I përfshirë në tre krime, ky është “ushtari” i Vis Martinajt

Personi që shihni në foton e mësipërme është 28-vjeçari Nikoll Sherrniku, nga Fushë Kuqe e Kurbinit, i njohur si anëtar i grupit të Ervis Martinajt dhe shok i ngushtë i nipit të vrarë të këtij të fundit, Brilant Martinajt.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar atij ditën e sotme masën “arrest me burg” në lidhje me atentatin e regjistruar mbrëmjen e 12 Marsit ndaj lokalit të Fation Muratit, ku mbeti e vrarë aksidentalisht banakierja e lokalit Mimoza Paja.

Në lidhje me këtë ngjarje ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Nga hetimet ka rezultuar se Nikoll Sherrniku ka marrë targat e huaja në shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMW” seria 5, ditën e ngjarjes.