Saturday, July 27

“A do të t’i nisim pamjet në Whatsapp?” Basha “kapet ngushtë” për dhunën në kryesi: S’ka nevojë për spektakël…

A është debat konstruktiv dhuna ndaj deputetëve dhe gazetarëve, a do të ni nisim pamjet në Whatsapp?

Basha: Nuk i kam parë, nuk ka nevojë të bësh spektakël. Përgjigjia ime është që dje. E refuzoj dhe distancohem. Janë shkëmbyer në një moment tensioni. Më lini të mbaroj siç bëni dhe me të tjerët, jini më trima seç jemi më të tjerët. Gara për kreun e PD? Përgjigja ime është kjo që do e tregoj me vepra që di të vendos interesin e demokratëve para timit. Partia ka institucione dhe statut. A nuk iu dhimbset ju e ardhmja e Shqipërisë? E di gjithë Shqipëria që Syri është pronë e familjes Berisha. Faktet? E dinë të gjithë. PD nuk e drejton Sali Berisha. A nuk iu dhimbset Shqipëria që ti edhe Berisha e Basha të bëni një hap pas? Sepse më dhimbsen, prandaj kam bërë edhe një hap pas. Në 33 vjet ke 3 dinosaur që kanë humbur zgjedhjet dhe kanë hedhur Shqipërinë në erë. Kapen duke blere zgjedhjet dhe prandaj trajtohen me seriozitet. Jam për t’ju përgjigjur pa asnjë hezitim, se nuk do të udhëhiqem nga interesi im personal. Do i shërbej interesit publik. Sa zgjedhje jam humbur unë? 6? Jo, po 16. Kam humbur vetëm 2 palë zgjedhje, të tjera janë dizinformim.