Wednesday, April 17

Xhesika Berberi flet hapur për Angela Martinin: Nëse mua më shikon se kam rënë poshtë…

Modelja e njohur, Xhesika Berberi, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për karrierën dhe jetën e saj private.

Por jo vetëm kaq, pasi bukuroshja u pyet paksa edhe në lidhje me “Big Brother VIP”, ku u shpreh se nuk e shikon veten në një format të tillë.

Xhesika u pyet gjithashtu edhe për marrëdhënien që ka me modelen Angela Martini. Berberi shprehet se e ka shoqe të ngushtë dhe se është njeriu më i mirë që ajo njeh.

“Ajo është shoqja ime më e mirë në botë, për zemrën që ajo femër ka. Aq e bukur sa është nga jashtë, edhe më e bukur është nga mbrapa. Është një nga ato shoqe që do të të shohë ty shumë lart dhe asnjë herë nuk bëhet as xheloze, as pengesë. Nëse mua më shikon që kam rënë poshtë në moral, ajo më kap dhe më çon shumë lart dhe jam njeriu më me fat që kam një shoqe të tillë dhe e dua shumë fort”, tha Xhesika Berberi.