Saturday, July 27

Në ambientet e SPAK për mbi 1 orë, Silva Bino “kyç” gojën pas përfundimit të takimit

Ka përfunduar takimi në SPAK i shefes së Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silav Bino.

Ajo është parë të ngjit shkallët e SPAK e vetme dhe pa avokatin e saj.

Bëjmë me dije se Bino ka qëndruar në SPAK për rreth 1 orë ndërkohë që jashtë ambienteve të institucionit të drejtësisë pritej nga kamera dhe gazetarë.

Bino ka zgjedhur të ‘kyç” gojën dhe mos jap asnjë informacion se pse ishte thirrur dhe çfarë kishte dëshmuar.

Bino ka mbajtur pozicione të ndryshme në sistemin e shëndetësisë, përfshirë edhe kreun e Institutit të Shëndetit Publik.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pas arrestimit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro nën akuzën e korrupsionit.