Monday, May 27

Cila është arsyeja? Mozzik-ut i ndodh e papritura, anulon koncertet në SHBA: Nuk kisha fat…

Fansat mendojnë se artistët kënaqen me koncertet që kanë, por në fakt ata janë ‘hall’ më vete. Do duhet të jenë në kohë, të përgatiten vokalisht dhe të gjejnë veshjet e duhura.

Por jo vetëm kaq, për shqiptarët që do udhëtojnë jashtë, viza është tjetër problem i madh. Ato duhet të aplikojnë e më pas të kalojnë disa procedura deri në marrjen e saj.

E mesa duket reperi i njohur, Mozzik, s’ka pasur fat. Ai është detyruar të anulojë koncertin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi s’ka marrë dot vizën në kohë.

Cila është arsyeja? Mozzik-ut i ndodh e papritura, anulon koncertet

“Njoftoj gjithë fansat që jetojnë në Amerikë se nuk do jem në asnjërin nga koncertet që ishin planifikuar. Arsyeja është se nuk patëm fatin dhe kohën të pajisem me vizë pune, siç thonë rregullat amerikane”, shkruan Mozzik në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në këtë koncert është i ftuar edhe Luiz Ejlli, që mesa duket s’ka hasur në të tilla probleme.