Saturday, July 27

“Prag katastrofe bërthamore”/ Ukraina ngre ALARMIN: Rusët shkatërruan digën, termocentrali rrezikon të… (VIDEO)

Ukraina ka akuzuar ditën e sotme Rusinë për hedhjen në erë të një dige të madhe dhe një hidrocentrali, duke kërcënuar me krijimin e një përmbytjeje ‘katastrofike’, e po ashtu një katastrofe bërthamore.

Ministria e Brendshme e Ukrainës konfirmoi këtë mëngjes se diga Kakhovka mbi lumin Dnieper në jug të vendit u dëmtua nga një shpërthim dhe uji kishte filluar të vërshonte.   Ministria u bëri thirrje banorëve të 10 fshatrave në bregun e djathtë të lumit dhe pjesëve të qytetit të Kherson poshtë lumit që të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar më parë se dështimi i digës mund të çlirojë 18 milionë metra kub (4.8 miliardë gallon) ujë dhe të përmbyt Kherson dhe dhjetëra qytete dhe vendbanime të tjera, shtëpia e qindra mijëra njerëzve.

Eksperti i sigurisë mjedisore Maksym Soroka paralajmëroi se dëmi i mundshëm që mund të shkaktojë përmbytjet ‘mund të krahasohet lehtësisht me një shpërthim [një] bombë atomike’, duke pasur parasysh shkatërrimin që mund të ndodhë nëse diga prishet plotësisht.

Presidenti Volodymyr Zelensky tani do të mbledhë urgjentisht Këshillin e tij të Sigurimit të martën pas shpërthimit në digën që siguron ftohje jetike në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia.

Shpërthimi në digë ka ngjallur shqetësime për një shkrirje të mundshme në termocentral nëse reaktorët nuk mund të ftohen.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar më parë njëra-tjetrën për sulme ndaj digës, dhe tetorin e kaluar Zelensky parashikoi se Rusia do ta shkatërronte digën në mënyrë që të shkaktonte një përmbytje.

Diga dhe hidrocentrali u kapën nga forcat e Putinit si prioritet në fillimin e pushtimit rus më 24 shkurt të vitit të kaluar. Zyrtarët rusë pretenduan se diga u sulmua nga sulmet ushtarake ukrainase.