Plagosi gruan për shkak xhelozie, detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë! Shoqërohet në polici vajza e madhe

Plagosi gruan për shkak xhelozie, detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë! Shoqërohet në polici vajza e madhe

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja mbrëmjen e kaluar në Korçë.

Mësohet nga burimet për mediat se në momentin që 46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar gruan e tij me thikë, fëmijët kanë qenë jashtë banesës.

Kur mbeti e plagosur rëndë 38-vjeçarja, në banesë ka hyrë vajza e madhe e tyre e cila më pas ka lajmëruar policinë.

Shiko SHQIP IPTV

Ndërkohë që komshinjtë kanë deklaruar se Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes dhe njihej si një person që konsumonte alkool.

Aktualitet