Monday, February 26

“Ka pasur raste kur kemi menduar t’i japim fund…”/ Fjalimi i Kleas që përloti Elgitin: Dashuria kështu është, mot i…

Klea Huta dhe Elgit Doda u martuan mbrëmjen e djeshme me një dasmë madhështore. Para betimeve të tyre, ata i kanë dedikuar disa fjalë njëri-tjetrit.

Madje këngëtari i njohur u prek dhe u përlot nga fjalët që i  dedikoi partnerja e tij.

“Të pakta janë herët ashtu siç ndodh në jetë, kur kemi menduar t’i japim fund. Por sot jemi këtu për të thënë që fati na ka destinuar të jemi bashkë. Shpirti im e mban mend kur kërkoje diell në sytë e mi dhe brenda teje kishte stuhi?! Sepse dashuria kështu është, mot i paqëndrueshëm, por që ngroh dhe ndriçon jetën e atyre që dashurojnë fort”, u shpreh Klea.