Friday, April 19

“Je bërë si me qenë me Covid”/ Ish-banori i BB VIP i bën komplimente live Luizit: Ti je më i…

Para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli nuk kishte një profil në “Instagram”. Por gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP 2”, këngëtari i njohur u bë me një llogari të tij në këtë rrjet social, ku numëron 614 mijë ndjekës.

E për të qëndruar sa më pranë fansave të tij dhe për t’i falënderuar për mbështetjen e madhe që i dhanë teksa ishte në BB VIP, ai herë pas here bën live në “Instagram”.

Kështu bëri edhe ditën e sotme, ku pranë tij kishte edhe ish-finalistin e këtij edicioni të reality show-t, Krist Aliaj. Ky i fundit mesa dukej po përgatitej për ndonjë xhirim, pasi ishte duke bërë pak makijazh.

E pikërisht për këtë e ka ngacmuar edh fituesi i BB VIP, i cili i tha me shaka se ‘është bërë si me qenë me Covid’.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Ku do jemi bashkë?

Luizi: Kështu si po behësh ti, askund

Kristi: Ti je më i bukur

Luizi: Ti je bërë si me qenë me Covid

Kristi: Po qe je bërë më simpatik, je dobësuar

Luizi: A futemi në tualet?

Kristi: Jo, nuk futem se është një mega nominim pastaj (qesh)