Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj ishin dy finalistët e fundit të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”. Dyshja kishin një marrëdhënie të lezetshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi herë ishin mirë e herë të zënë.
Mesa duket, dalja jashtë shtëpisë i ka afruar më shumë duke krijuar një miqësi të bukur. Komentet në rrjetet sociale e tregojnë më së miri.
“Ndonjëherë në të bardhë”, ka shkruar ish-banori i BB VIP bashkëngjitur me dy pozat e postuara në “Instagram”-in e tij.
Teksa këto fotografi kanë marrë mijëra pëlqime, e gjithë vëmendja shkon te komenti i fituesit të BB VIP 2, i cili shkroi: “Ku mi gjen këto pozicione aman”.
E mesa duket Kristi ka mësuar pak nga humori i Luizit pasi i rikujtoi foton e tij në karrige.
“Ti më mësove, të kujtohet”, i kthen Kristi.