Sunday, July 21

“Kënga e radhës…”/ Nita poston fotot me Luizin dhe…

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, disa prej ish-banorëve këngëtarë kanë publikuar projektet e tyre më të reja.

I pari që nxori në treg këngë ishte fituesi i këtij edicioni, Luiz Ejlli, në bashkëpunim me Donald Veshajn. Kënga mban titullin “2 shotsa” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku.

Edhe Nita Latifi ka publikuar këngën e saj më të re që titullohet “2 Gota” dhe fansave u ka pëlqyer shumë.

“Kënga e radhës...”/ Nita poston fotot me Luizin dhe...

Ndërkohë së fundmi, këngëtarja ka postuar në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet së bashku me Luizin dhe Kiara Titon. Përveçse fansat i kanë pëlqyer shumë këto imazhe, ata janë bërë kuriozë nga shkrimi i Nitës.

“Kënga e radhës… As dy shotsa as dy gota po 2 bidona”, ka shkruar ajo me humor bashkëngjitur këtyre pozave.

Nuk dihet nëse vërtetë dy ish-banorët do të bashkëpunojnë së bashku për një këngë, por ndjekësit e tyre e kanë pritur mjaft mirë këtë ide dhe e duan një projekt nga ata të dy.