Saturday, April 20

Nita Latifi përplasje me Luiz Ejllin dhe Donald Veshaj? Kush kopjoi kë?!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Nita Latifi ka qenë e ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat te “E Diell”, ku ka treguar shumë të pathëna. Përveç të tjerave Nita është pyetur edhe rreth këngës së saj të re, e cila është përgolur për ngjashmërinë që kishte me këngën e re të Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj.

Unë e thash dy mendje të ndritura ndonjë herë mendojnë njejtë ka qenë rastësi

Të ftuar ditën e sotme në “E Diell”, Nita, Bledi dhe Ronaldo janë përballur me njëri-tjetrin për herë të parë pas shumë ‘thumbave’ mes njëri-tjetrit në rrjete sociale.